Foto: RTV Dukagjini

Prokurori jep detaje për viktimat e aksidentit tragjik në hyrje të Shtimes

Katër persona kanë mbetur të vdekur sonte nga një aksident tragjik në hyrje të Shtimes.

Dy persona të tjerë, çift bashkëshortor, janë lënduar rëndë në këtë aksident dhe të cilët janë nisur për në Qendrën Klinike Unversitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori Besnik Nuredini, i cili është në vendin e ngjarjes.

Nuredini tha se katër viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe dyshohet se të katërt kanë qenë në veturën e njëjtë.

Prokurori tha se për tre viktimat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes ndërsa viktima e katërt ka vdekur në Emergjencë në Ferizaj.

“Janë të përfshira dy vetura, katër të vdekur dhe dy persona kanë lëndime serioze janë dërgu për Prishtinë. Tre viktima janë në vendin e ngjarjes, për të cilët është konstatu vdekja këtu ndërsa njëri ka ndërru jetë në emergjencë në Ferizaj. Janë në mosha të ndryshime viktimat. Katër viktima kanë qenë në të njëjtën veturë, atë të tipit BMW”- tha ai për KALLXO.com.

Prokurori Nuredini tha se në vendin e ngjarjes tani është edhe Mjekësia Ligjore.