Procesi gjyqësor kundër ish presidentit: Trump e përdhunoi dhe e 'shkatërroi' ish-kolumnisten

Donald Trump e ka përdhunuar një ish-kolumniste të shquar amerikane dhe më pas e “ka tallur” të njëjtën me komente shpifëse, u tha të martën në një gjyq civil në SHBA teksa po dëgjohej një padi kundër ish-presidentit.

Një avokat i Trump, i cili mohon akuzat, ka thënë se paditësja E. Jean Carroll ishte i motivuar nga paratë dhe fama pasi argumentet hapëse nisën procedurat e shumëpritura.

Carroll, 79 vjeçare, thotë se ish presidenti Trump e sulmoi seksualisht atë në një dhomë zhveshjeje në dyqanin luksoz Bergdorf Goodman në Fifth Avenue në Manhattan në mesin e viteve 1990.

Ajo thotë se sulmi erdhi pasi Trump me shaka i kërkoi asaj këshilla për blerjen e një dhuratë për të brendshme femrash.

“Në momentin që ata ishin brenda (dhomës së zhveshjes) gjithçka ndryshoi. Papritur asgjë pastaj nuk ishte argëtuese. Trump ishte pothuajse dyfishi i madhësisë së tij”, ka thënë avokati i Carroll Shawn Crowley në gjykatën e Manhattan.

Gjyqi, i cili nuk ka natyrë kriminale, është pjesë e një mori problemesh ligjore që kërcënojnë ta ndalojnë kandidimin e Trump në vitin 2024 për një mandat të dytë presidencial.

Ky gjyq vjen vetëm disa javë pas akuzës historike të Trump për akuza penale në lidhje me një pagesë parash për heshtje para një porno ylli filmash.

Carroll, e cila ishte prezente në gjykatë të martën, së pari e bëri këtë pretendim në një fragment nga libri i saj i botuar nga New York Magazine në vitin 2019.

Trump u përgjigj më pas duke thënë se ai nuk e kishte takuar asnjëherë, se ajo “nuk ishte tipi im” dhe se ajo kishte “gënjyer plotësisht”.

Carroll fillimisht e paditi Trumpin për shpifje në vitin 2019, por nuk ishte në gjendje ta përfshinte pretendimin për përdhunim sepse statuti i kufizimeve për veprën e supozuar kishte skaduar.

Por një ligj i ri hyri në fuqi në nëntor të vitit të kaluar në Nju Jork që u dha viktimave të sulmeve seksuale një afat një vjeçar për t’i paditur abuzuesit e tyre të dyshuar dekada pasi sulmet mund të kenë ndodhur.

Avokatët e Carroll ngritën një padi të re përmes së cilës mund  ta akuzonin Trumpi për sulm, “kur ai e përdhunoi dhe e përqafoi me forcë”.

Akuza ndaj Trump përfshin gjithashtu shpifje për një postim që Trump e bëri në platformën e tij “Truth Social” në tetor, ku ai mohoi përdhunimin e supozuar dhe iu referua Carroll si “një mashtrim i plotë”.

“Ai vazhdoi sulmin. Ai e përqeshi atë. Ai e shkatërroi atë,” ka thënë Crowley.

Joe Tacopina, i cili e përfaqëson ish presidentin Trump, ka thënë se nuk ka prova për sulmin dhe se Carroll “po abuzon me sistemin për para, për arsye politike dhe për status”.

‘Dëm psikologjik’

Padia e saj kërkon dëmshpërblime të papërcaktuara për “dhimbje dhe vuajtje të konsiderueshme, dëmtime të qëndrueshme psikologjike dhe monetare, humbje të dinjitetit dhe vetëvlerësimit dhe pushtim të privatësisë së saj”.

Kjo padi gjithashtu kërkon që Trump t’i tërheqë komentet e tij.

Rreth një duzinë grash e kanë akuzuar Donald Trumpin për sjellje të pahijshme seksuale. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe asnjëherë nuk është ndjekur penalisht për asnjërën prej tyre.

Asnjë ndjekje penale nuk mund të rrjedhë nga çështja Carroll, por nëse Trump humb në gjyq, do të jetë hera e parë që ai do të mbahet ligjërisht përgjegjës për një akuzë për sulm seksual.

Trump e ka dhënë dëshminë e betuar në këtë rast dhe nuk pritet të mbajë qëndrimin e dëshmitarit gjatë gjyqit pasi avokatët e Carroll kanë thënë se nuk kanë ndërmend ta thërrasin atë.

Gjyqi ka të ngjarë të zgjasë një deri në dy javë.

Jurisë, e përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra, iu tha nga gjyqtari se do t’i ruhej anonimiteti i tyre në atë që është caktuar të jetë një çështje kontestuese.

Ata do të vendosin nëse ish-presidenti është fajtor, dhe në rast se po, cili do të jetë dëmshpërblimi që do t’i jepet Carroll.

Ish presidenti amerikan Trump u bë presidenti i parë në detyrë apo ish-presidenti që u akuzua ndonjëherë për një krim kur u arrestua në rastin e parave në këmbim të heshtjes në fillim të këtij muaji.

Ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza në lidhje me pagesën e bërë pak para zgjedhjeve të vitit 2016 që e vendosën atë si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump po hetohet gjithashtu në lidhje me përpjekjet e tij për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin jugor të Xhorxhias, keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara të marra nga Shtëpia e Bardhë dhe përfshirjen e tij në sulmin ndaj Kapitol Hillit të SHBA më 6 janar të vitit 2021./France24

Përgatiti: Nuhi Shala