Prizreni shpërndan 92 motokultivatorë për fermerë

Fermerë të zonave të ndryshme të Prizrenit janë pajisur me multikultivatorë.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili tha se shpërndarja u bë  në objektin e Kuvendit Komunal

“ Ndryshe nga viti i kaluar kur nga ky projekt përfituan 60 fermerë, sivjet këtë numër e kemi rritur dukshëm duke shpërndarë 92 motokultivatorë për fermerë të ndryshëm nga komuna jonë, të cilët janë shpallur përfitues nga një proces transparent sipas kritereve të përcaktuara nga thirrja publike “ thuhet në njoftimin e Haskukës.

Haskuka i ka uruar fermerët përfitues dhe u bëri thirrje të kenë më shumë përkushtim dhe vullnet në punën e tyre.