Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, rrahu fëmijën e saj e më pas edhe burrin

Një person ka raportuar tek forcat e rendit se gruaja e tij, ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre, 2-vjeçar, e më pas ka sulmuar fizikisht edhe atë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prizren.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.