Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Rasti, sipas Policisë ka ndodhur në Prizren.

“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia” – thotë Policia.

Me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Për çdo informacion që mund të kenë, Policia lut qytetarët që të lajmërojnë në numrat: 192, 080019999 ose 029244355.