Prizren, një punëtor rrëzohet derisa ishte duke punuar

Një punëtor në Prizren është rrëzuar derisa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka shkuar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se i njejti është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Prizren.