Prizren, këshilla psikologjike online rreth stresit të pandemisë CoVid-19

Qytetarët e Prizrenit të cilët kanë nevojë për këshillat psikologjike lidhur me stresin dhe ankthin gjatë këtyre ditëve të pandemisë së coronavirusit, do të mund t’i marrin ato online.

Komuna Prizrenit ka marrë iniciativë që së bashku me 6 psikologë të cilët janë angazhuar vullnetarisht, të ofrojnë këshilla psikologjike për të gjithë ata që kanë nevojë, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Qytetarët do të mund të marrin këshillime psikologjike online duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo duke shkruar në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200, më pas do të drejtohen tek psikologët profesionalë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, nëpërmjet Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren po ofrohet mbështetje psikologjike online, por edhe në ueb- faqen tjetër  “Unë luftoj depresionin”, qytetarët kanë mundësinë që përmes mesazheve private në inbox të marrin këshillat.