
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Prizren, gjendet i vdekur në rrugë një 69 vjeçar
17.12.2023 - 11:49
Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KALLXO.com ka thënë se viktima është i lindur në fshatin Muhlan të Suharekës.
“Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e mjakësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa policia urdhëzohet që të hap rast Vdekje e dyshimt” – ka bërë të ditur Bytyqi.