Prishtinë, vullnetarët sigurojnë mëngjesin për punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka falënderuar një grup vullnetarësh të cilët kanë shpërndarë shujtën e mëngjesit për disa punëtorë.

Shpend Ahmeti  ka falënderuar, Ridvan Tahirin dhe shokët e tij për këtë donacion.

Ushqimi është shpërndarë për rreth 100 punëtorë të pastrimit të rrugëve.

Ahmeti ka thënë se nisma të tilla i japin motiv për më shumë punë dhe angazhim.