Foto: Ilustrim

Prishtinë - Vajza rrah të dy prindërit

 

Një vajzë në Prishtinë është dërguar në mbajtje pasi që kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e saj.

Mbrëmë nëna e saj kishte raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tyre e dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe bashkëshortit, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesja (grua) kosovare ka raportuar se vajza e saj  e cila ishte nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin e policisë i cili gjithashtu sqaron se me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“E dyshuara është arrestuar me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.