FOTO procesi i dezinsektimit

Prishtinë, sot fillon dezinsektimi

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018 në Komunën e Prishtinës.

Për herë të parë ky proces do të kryhet në gjashtë faza duke përfshirë kështu gjithë sezonën gjatë të cilës janë aktive mushkonjat dhe insektet tjera.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave nëpër lagjet e caktuara:

Sot fillon me lagjen Aktash, Lagjjen e Muhaxherëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane.