Prishtinë, shtetasi i huaj gjendet i shtrirë në rrugë, vdes në QKUK

Dje rreth orës 18:15 është raportuar për një shtetas të huaj që u gjet i shtrirë në rrugë.

Sipas raportit të Policisë, personi ka vdekur pasi është dërguar për trajtim në QKUK.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Në raport tutje thuhet se, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.