Prishtinë - Rregullohet muri që u shemb nga shpërthimi i gypit të ujit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot, se pas shembjes së murit të vjetër si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor të ujit, është ndërtuar muri i ri, duke mënjanuar rrezikimin e banorëve në lagjen ‘Tasligje’. Murit i ri rezistues është në gjatësi prej 13.3 metra gjatësi me 4 metra lartësi.

Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor të ujësjellësit tri shtëpi kishin pësuar dëme materiale në lagjen “Tasligje”, të kryeqytetit më 26.3.2020.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast edhe ditë më parë.

 

Shpërthen një gyp i ujësjellësit në Prishtinë, shkakton dëme në tre shtëpi (FOTO)