Prishtinë, policia gjen paketime me narkotikë në një banesë

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë në banesën e të cilit gjatë kontrollt u gjetën dhjetëra paketime me narkotikë.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me leje të organeve të drejtësisë të mërkurën në prezencë të dëshmitarëve kryen kontroll në banesën e L.M i lindur më 1997.

Nga aty, sipas PK ku u gjetën dhe u konfiskuan: 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg, një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr, një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr, 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr, 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr, një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Policia në njoftim thekson se është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.