Gjoba për qytetarët që parkuan në gjelbërim në Prishtinë. Foto: Kryeqyteti i Prishtinës

Prishtinë, nga 100 euro gjobë për parkim të veturave në gjelbërim

Inspektorët e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës kanë gjobitur dy qytetarë, të cilët kanë parkuar veturat në gjelbërim.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës më 18.02.2024.

Sipas njoftimit, këta qytetarë janë gjobitur me nga 100 euro.

“Të nderuar qytetarë është i ndaluar rreptësishtë parkimi i veturës në gjelbërim, MOS PARKONI, sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore” – thuhet në njoftim.

Në gjobat që janë publikuar në njoftim thuhet se nëse veprimet e njëjta do të përsëriten nga të njëjtit persona, do të merren masa të tjera konform legjislacionit në fuqi.