Deponi e materialit ndertimor

Prishtinë, deponia e mbeturinave në lagjen ‘Arbëria’ - VIDEO

Kjo deponi e mbeturinave ndodhet në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Në afërsi të saj ndodhet Ambasada e Amerikës, varrezat ortodokse.

Nga ajo çfarë shihet, kjo deponi është e mbushur me materiale interte.

Ka disa vite që kjo deponi është në këtë zonë, e cila vetëm është rritur me kalimin e kohës.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës lidhur me këtë deponi, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Deponi të tilla të mbeturinave ka në shumë pjesë të kryeqytetit dhe jashtë tij, si në lagjen ‘Sofalia’, ‘Fusha e Pajtimit’ dhe fshatin Zllatar.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.