Pamje - Dëmtohet shtegu i vrapimit në lagjen 'Arbëria'

Shtegu i vrapimit në njërën nga parqet e Prishtinës është dëmtuar i tëri.

Ky park ndodhet saktësisht në lagjen “Arbëria” përballë Ambasadës gjermane.

 

Materiali i sipërme është hequr në shumë prej pjesëve të këtij shtegut. Disa prej copëza janë hedhur edhe anash në hapësirën e gjelbër.

Afër këtij shtegut ndodhet edhe një fushë sportive e cila shfrytëzohet kryesisht nga nxënësit e shkollës që ndodhet pranë.

Po ashtu përveç fushës, janë edhe disa pushimore.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës për këtë çështje dhe është në pritje të një përgjigje.