Prishtinë, gëzhojat e plumbave bien në dritare të banesave e në vetura - FOTO

Gëzhoja e një plumbi qorr të shkrepur mbrëmë gjatë festës së ndërrimit të motmoteve, ka rënë mbi veturën e një qytetari në Prishtinë.

Qytetari ka dërguar në KALLXO.com, fotografinë në të cilën shihet se gëzhoja ka rënë në xhamin e përparmë të veturës së tij, duke e thyer.

Edhe në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, gëzhoja e një plumbi të shkrepur mbrëmë ka rënë në dritaren e një banese.

Qytetari ka dërguar në KALLXO.com, fotografinë në të cilën shihet se gëzhoja ka rënë në dritare, duke shkaktuar kështu thyerje.

Për këtë qytetari ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Gëzhoja të plumbave janë parë edhe në rrugën “Shefki Kuleta” në qytetin e Fushë-Kosovës.

Policia e Kosovës për disa ditë me radhë ka bërë thirrje që për natën e ndërrimit të motmoteve të mos përdoren armë.

Nga festimet e natës së mbrëmshme sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë rast tragjik, përvec disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Gëzhoja të plumbave në një rrugë në Fushë-Kosovë – FOTO