Prishtinë, dyshohet se një vajzë është aksidentuar

Një vajzë dyshohet se është aksidentuar me trotinet në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Pejton’ të kryeqytetit.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se ekipet e policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Personi i aksidentuar ka marrë ndihmë edhe nga ekipi mjekësor, që po ashtu kanë qenë në vendngjarje.

KALLXO.com ka tentuar të marr detaje për rastin edhe nga ana e Policisë, por deri në momentin e publikimit nuk është dhënë ndonjë përgjigje.