Prishtinë, dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, tha për KALLXO.com se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor” – ka shtuar ajo.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.