Policia e Kosovës

Prishtinë, arrestohen dy të mitur pasi e detyruan bashkëmoshatarin që t'iu jepte para

Dy të mitur janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohen se në vazhdimësi duke e kanosur, e kanë detyruar një të mitur tjetër, që të iu jepte para.

Sipas Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Arrestimi, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në kryeqytet.