Foto: Ilustrim

Prishtine, aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për KALLXO.com.