Prishtina planifikon ndërtimin e një shkolle në fshatin Vranidoll

Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka hapur tender për ndërtimin e një shkolle në fshatin Vranidoll.
Sipas të dhënave nga njoftimi për kontratë shkolla do mbajë emrin “Nënë Tereza”.

Komuna parasheh të ndaj 700 mijë euro për ndërtimin e kësaj shkolle, kurse kriter për dhënie të kësaj kontrate do jetë çmimi më i ulët.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka premtuar që gjatë këtij mandati do ndërtonte pesë shkolla në qytet, përkatësisht në lagjet: Mati 1, Sofalia, Kalabria, Arbëria dhe Veternik.

Ndërtimi i këtyre shkollave ka qenë në plan në fillojë në vitin 2018, por deri tash nuk ka edne ndonjë në proces të ndërtimit.

Në mungesë të ndërtimit të tyre, shkollat aktuale janë të mbingarkuara dhe shumë nxënës u duhet të udhëtojnë në lagje tjera prej asaj që banojnë për të ndjekur mësimin.