Virusi rrezikon Prishtinën, kryeqyteti komuna e dytë më e prekur nga COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 145 raste të coronavirusit.

Ndërsa komuna më e prekur vazhdon të jetë ajo e Malishevës me 43 raste.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është vendi i dytë më i prekur nga coronavirusi: 22 raste të konfirmuara deri më tani sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në IKSHPK sot janë testuar 93 mostra për Covid-19/Pozitive 5.• Të testuar gjithsejt:1964/ Pozitiv 145 /Të vdekur 1/Të…

Publiée par Faik Hoti sur Dimanche 5 avril 2020

Në nivel të vendit deri më tani nga coronavirusi janë shëruar 23 persona dhe 1 ka vdekur.

Ndërsa testimit i janë nënshtruar 1,964 persona kurse janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3,137 kontakte të rasteve.