Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Prishtina hap konkurse për mësimdhënës dhe edukatorë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për mësimdhënës dhe edukator.

Në konkurs janë të përfshira lëndët shoqërore dhe natyrore, lëndët profesionale, gjuhësore si dhe motër edukatore.

Për mësimdhënës/e dhe edukatore kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it në fuqi.

Sipas njoftimit, kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohen intervistimit me gojë ku më pas do marrin vlerësimin përfundimtar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja e konkursit, pra duke filluar nga data 03.07.2020 deri më datë 17.07.2020.

Për më shumë në lidhje me konkursin mund të lexoni këtu.