Ilustrim

Prezanton certifikatën e vaksinimit Covid-19 të falsifikuar, i ndalohet hyrja në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë Veriut në pikën kufitare Hani Elezit ka prezantuar certifikatën e vaksinimit Covid-19 të falsifikuar.

Sipas Policisë i dyshuari e ka pohuar se certifikatën e ka marrë në mënyrë jo të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:25.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë, ka njoftuar PK.