Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës të dalin masivisht në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Serbi.

Ajo ka thënë se dalja massive është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike, sipas saj, kundër politikës shoviniste të Beogradit.

“..e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative.Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd” – ka thënë Osmani.

Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje shqiptarët janë duke garuar me dy lista.

Nga Kosova janë nisur për të votuar atje edhe serbët lokal, por edhe shqiptarët që janë qytetarë të Luginës së Preshevës, por që jetojnë dhe punojnë në Gjilan.

Në mënyrë të organizuar shkojnë për të votuar qytetarët e Gjilanit me të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë