Presidentja Osmani takon Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris gjatë pjesëmarrjes në samitin e paqes për Ukrainën.

Osmani përmes një postimi në rrjetin Facebook u shpreh se i përcolli mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen.

“I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”- ka shkruar Osmani.

Samiti, i cili mbahet më 15 dhe 16.06.2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota.

Sipas njoftimit, samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.