Presidentja Osmani dekoron post mortum me urdhërin 'Hasan Prishtinë’ Arbër Xhaferin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka dekoruar sot post mortum me urdhërin “Hasan Prishtina” Arbën Xhaferi.

Ceremonia për ndarjen e urdhërit ish- politikanit Xhaferi është  organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij.

“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani, njofton presidenca.

Sipas njoftimit, në emër të familjes së Arbën Xhaferit, i biri i tij Iliri, falënderoi Presidenten Osmani për respektin institituconal të treguar ndaj filozofit, intelektualit dhe liderit Arbën Xhaferi.

Arbër Xhaferi ishte kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Vdiq më në gusht të 2012-ës. Autostrada Prishtinë -Hani i Elezit mbanë emrin e tij.