Foto: Ministri për Europë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, X

Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri për Europë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani.

“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”  ka shkruar Hasani në rrjetin social “X” (ish-Twitter).

Arsyeja e vizitës së Zelenskyt në Shqipëri është Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, i cili do të mbahet nesër, më 28.02.2024, në kryeqytetin shqiptar.

Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë Samit, pjesëmarrëse do të jetë edhe Serbia, e përfaqësuar nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, ndonëse ajo kishte refuzuar vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave të Bashkimin Europian.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Shqipërinë.

Kryeministri Rama ka thënë se ky Samit tregon mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë ndaj Ukrainës.

Rusia ka nisur agresionin e saj ndaj Ukrainës më 24.02.2022.

Agjenda e Samitit përfshin takimin dypalësh mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës, nënshkrimin e marrëveshjeve mes tyre, e krejt në fund një konferencë për media.

Kjo është agjenda e plotë e Samitit:

E mërkurë, 28.02.2024

09:00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga kryeministri Rama në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09:.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelensky.

9:30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10:10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale.

11:00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  (Pallati i Kongreseve).

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve.

11:30-Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare.

Të gjitha mediat.

13:30 – ​​Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.