Foto: Facebook/ Bajram Begaj.

Presidenti Begaj takon liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të  Luginës së Preshevës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Begaj ka shprehur konsideratën e tij për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, pjekuria dhe serioziteti që shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës treguan për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar.

“Vlerësoj frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, i cili solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë aty. Prioriteti kryesor është bashkëpunimi rajonal në të gjitha aspektet, gjë që na garanton një realizim më të shpejtë të objektivave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e rajonit”- ka shkruar Begaj në Facebook.