FOTO: Presidenca e Republikës së Kosovës, Facebook.

Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me ngjyrë të kaltër për Ditën Botërore të Autizmit

Në Ditën Botërore të Autizmit ndërtesa e Presidencës dhe ndërtesa e Kuvendit të Kosovës janë ndriçuar me ngjyrë të kaltër në shenjë solidariteti me personat me autizëm.

“Ndërtesa e Presidencës dhe ajo e Kuvendit është ndriçuar në mënyrë simbolike me ngjyrë të kaltër, në shenjë të solidaritetit me personat me autizëm dhe në funksion të ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

FOTO: Presidenca e Republikës së Kosovës, Facebook.

Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo ditë është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t’i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t’i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe!”- është presidentja Osmani në profilin e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se sot në Ditën Botërore të Autizmit kanë vendosur mesazhe për ndërgjegjësim pranë ndërtesës së Qeverisë.

“Në Ditën Botërore të Autizmit, bashkë me fëmijë, prindër e pedagogë, në pemën pranë ndërtesës së Qeverisë, vendosëm mesazhe për ndërgjegjësim. “Autizmi është veçanti nuk është uniformë”, e “Vullneti thyen edhe gurin”, ishin dy nga ato, që kërkojnë promovim dhe jetësim” – ka shkruar ndër të tjera Kurti.