Ndërtesa e Qeverisë në të kaltër për Ditën Botërore të Autizmit

Një pjesë e Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrë të kaltër duke shënuar kështu Ditën Botërore të Autizmit.

Kryeministri në Detyrë, Albin Kurti ka thënë se thirrjes në këtë ditë i është përgjigjur me ndezjen e një drite të kaltër në qeverinë që udhëheq.

““Më jepni hapësirë edhe unë mundem” është thirrja për Ditën Botërore të Autizmit të cilës unë iu përgjigja duke e ndezur një dritë të kaltër në ballkonin e Qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se shteti duhet të mendoj për fëmijët me autizëm.

“ i Spektrit të Autizmit te fëmijët vërehet para moshës dy vjeçare. Fëmijët e duan vëmendjen e prindërve, kurse shteti duhet ta ketë mendjen te ta. Ashtu sikur prindërit i duan njësoj fëmijët e tyre edhe ne si shoqëri duhet t’i pranojmë e t’u japim mundësi secilit pa dallim. Barazia nuk është koncept abstrakt, por është mundësia dhe trajtimi i njëjtë që u ofrohet e bëhet të gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Kurti në “Instagram.

2 prilli është caktuar si Dita Botërore e Autizmit nga ana e OKB-së.