Ilustrim

Prerja e pyjeve, Policia në Ferizaj arreston dy persona

A. I., 33 vjeçar dhe H. G., 34 vjeçar janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi qe të njejtët dyshohet se kanë prerë dhe vjedhur dru në bjeshkët e Jezercit.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në kuadër të këtij aksioni policia, sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar:  A. I. (M/SH/K) 33 vjeçar dhe H. G. (M/SH/K) 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet ( pikap)”, thuhet në raportin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është duke vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtje e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjtëve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve”, thuhet tutje.