Polonia rrit gatishmërinë ushtarake

Zëdhënësi i Qeverisë polake Piotr Muller ka konfirmuar se ka ndodhur një shpërthim që vrau dy shtetas polakë.

Polonia po rrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake, thotë ai, dhe “po verifikon nëse ka nevojë të aktivizojmë nenin 4 të NATO-s”.

Ky nen thotë se “palët do të konsultohen së bashku sa herë që sipas mendimit të ndonjërës prej tyre po kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve” raporton BBC.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse, që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raportoi AP.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO është duke monitoruar situatën dhe aleatët janë duke u konsultuar mes vete.

Kryeministri polak thërret mbledhje urgjente të komitetit të sigurisë kombëtare