Policia shpërndan fotografinë e të kërkuarit për vjedhje të rëndë

Policia Rajonale e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për të bashkëpunuar në lidhje me gjetjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Policia ka publikuar edhe një fotografi të dyshuarit Vedat Toska 26 vjeçar nga fshati “Katundi i ri” në Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, Gjykatës Themelore Prizeren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është VEDAT (Arif) TOSKA  i lindur me 15.02.1994  në fshatin Katundi i ri- Pejё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit 26 vjeçari po kërkohet për vjedhje të rëndë dhe vjedhje.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.