Foto: Policia e Kosovës

Policia publikon fotografi të tri të dyshuarave për vjedhjen e një telefoni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që t’i ndihmojnë në gjetjen e identitit për tri të dyshuara në Prizren, që dyshohet se kanë vjedhur telefonin e një burri, në një qendër tregtare.

Më 29 dhjetor 2022 në qendrën tregtare “Lorik” në rrugën “Ëesli Klark” në Prizren një burrë që ishte duke kryer blerje aty, duke kryer pagesën ka lënë telefonin në tavolinë.

Në atë moment, tri të dyshuara të panjohur kanë marr telefonin e burrit në fjalë, e kanë fshehur e janë larguar nga lokali.

Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren që nga raportimi rastit janë duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje”.

Nga ana e këtij sektori është thënë se janë bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave.

Prandaj, nga ana e Policisë është thënë se bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, është kërkuar nga qytetarët bashkëpunim.

“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim.

Tri gratë e përfshira në rast thuhet se po kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.