Policia përdor protestat e Vetëvendosjes për të prezantuar punën e vitit 2019

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e raportit vjetor për vitin 2019.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës, janë prezantuar të arriturat, aktivitetet dhe statistikat për vitin 2019.

Tek të arriturat e Policisë së Kosovës në sigurinë publike, janë prezantuar statistika për personat e arrestuar gjatë vitit 2019, konfiskime të armëve, dhe menaxhimin e protestave dhe tubimeve publike.

Por, 335 protestat, tubimet dhe aktivitete publike të cilat sipas policia janë menaxhuar me sukses janë ilustruar me fotografi të para disa viteve.

Policia e Kosovës protestat të cilët i ka menaxhuar gjatë vitit 2019, i ka ilustruar me fotografi të protestave të dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat kanë ndodhur para disa viteve.

Kujtojmë se gjatë vitit 2019 nuk ka pasur asnjë protestë të dhunshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse në fotografitë e publikuara në raportin e Policisë së Kosovës.