
Policia për zjarrin në Pejë: Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar
25.3.2023 - 10:51
Një depo prapa një qendre tregtare është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it e ka kaplu zajrri. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar” – ka thënë Gashi.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
KALLXO.com është duke raportuar drejtpërdrejt nga vendi ku po vazhdon djegia.