Ilustrim

Policia ndalon në Viti të dyshuarin për kontrabandë me kafshë

Policia në rajonin e Vitisë ka ndaluar mbrëmë një kamion i cili dyshohej për kontrabandë me kafshë.

Pas ndalimit nga njësiti patrullues, është vërejtur se i dyshuari i cili e drejtonte këtë kamion, nuk kishte dokumente përkatëse për kafshët të cilat i transportonte.

Me vendim të prokurorit, kamioni me kafshë është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.