Ilustrim

Policia marokene ka sekuestruar 1.4 ton kokainë të fshehur në kuti bananesh

Policia marokene tha se sekuestroi të martën 1,488 ton kokainë të fshehur në kuti bananesh në portin verior Tanger Med, raporton Reuters.

Droga u gjet në një kontejner në një anije të destinuar për në Turqi me një flamur evropian që nisej nga Amerika e Jugut, tha policia në një deklaratë.

Operacioni u krye në koordinim me shërbimet spanjolle të sigurisë, tha policia marokene, duke vënë në dukje se hetimet janë duke vazhduar.

Në tetor, policia marokene gjeti 1.37 ton kokainë në Casablanca.