Ilustrim

Kapet me kokainë në Pallatin e Drejtësisë

Një person është arrestuar në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë gjatë së martës.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit iu gjetën 7 qese të vogla me substance e dyshuar të jetë kokainë.

Substanca e gjetur ka peshë të përgjithshme prej 5 gramë.

Të dyshuarit iu bastis edhe shtëpia po që nuk u gjet diçka e dyshuar.

Prokurori vendosi që të dyshuarin ta dërgoj në mbajtje.