Policia konfiskon 3,250 pako cigare në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 3 mijë e 200 e 50 pako cigare në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga vet Policia.

|Me datën 29 qershor 2024, rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako  cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston”, – thuhet në këtë postim.

Policia gjithashtu njoftoi se pasi i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

“Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme”, – thuhet tutje në njoftimin e policisë.