
ILUSTRIM
Policia: Këtë fundjavë s'ka ndalesa për alpinizëm në Malet e Sharrit
30.6.2021 - 18:16
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KALLXO.com se nga kjo fundjavë nuk ka ndalesa për alpinistët që dëshirojnë të vizitojnë Malet e Sharrit.
Veseli ka thënë për KALLXO.com se ndalesa e javës së kaluar më nuk vlen.
“Jo, nga kjo fundjavë lejohen vizitat”, tha shkurt Veseli.
Kujtojmë se vikendin e kaluar mediat raportuan se alpinistë të shoqatave serbe u ndaluan nga Policia e Ferizajt dhe nuk u lejuan të ngjiten në Malet e Sharrit.
Policia jep detaje për ndalimin e vizitës së alpinistëve serbë në Malet e Sharrit
www.kallxo.com