ILUSTRIM

Policia jep detaje për ndalimin e vizitës së alpinistëve serbë në Malet e Sharrit

Gjatë ditës së sotme është raportuar se 120 alpinistëve serbë nuk iu është lejuar vizita në Malet e Sharrit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Kanun Veselin, zëdhënës për Rajonin e Ferizajt, i cili ka thënë se nuk u është ndaluar vizita vetëm alpinistëve serbë,

Ai ka treguar se ka edhe shoqata alpinistësh me shqiptarë që nuk u është lejuar vizita.

“Nuk janë vetëm alpinistë serbë, ka shoqata edhe nga Kosova. Policia e ka vlerësuar se nuk duhet të lejojë këto vizita. Vizitat nga shoqatat nuk kanë qenë të përbashkëta në mes të alpinistëve. Shoqatat kanë bërë kërkesa për vizitë në lokacione të ndryshme”, ka thënë Veseli.