Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Ardiana Bogiqin

Ardiana Bogiqi  është raportuar e zhdukur që nga 28 janari i këtij viti.

21-vjeçarja është nga fshati Komoran, komuna e Drenasit.

“Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në raport policor.

Tutje Policia ka inkurajuar të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato Policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.