Ilustrim

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë (FOTO)

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografinë e një personi, i cili dyshohet se është përfshirë në një vjedhje që ka ndodhur në qytetin e Prishtinës.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” – thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës