Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Skenderaj, përkatësisht në fshatin Baks, ku i vrarë mbeti një person.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 19:05, raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre burra.

“Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Sipas organeve të rendit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 (kallshnikov) dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, thuhet në raport.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për vrasjen:

Vrasja në Skenderaj, blindohet QKUK-ja – Pamje