Vrasja në Skenderaj, blindohet QKUK-ja - Pamje

Njësite të Policisë së Kosovës aktualisht po qëndrojnë në QKUK, ku janë duke u trajtuar dy të plagosurit nga incidenti në Skenderaj, ku mbeti një person i vrarë.

Kallxo.com raportoi pak më parë se dy persona kanë mbetur të plagosur e një tjetër ka vdekur si pasojë e shkrepjes së armëve të zjarrit që ndodhën në orët e mbrëmjes në Skenderaj.

KALLXO.com ka kontaktuar me doktoreshën kujdestare të QKUK-së, Dafina Basholli e cila tha se gjendja e të plagosurve është stabile.

Ajo shtoi se njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë ndërsa tjetri në pjesën abdominale.

Kallxo.com raportoi se rreth orës 19:00 policia ka marrë informacione në lidhje me të shtëna armësh.

Fillimisht tre persona janë plagosur njëri nga ta nuk ka arritur që të mbijetoi për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, ka thënë për KALLXO.com se informacionin e kanë marrë rreth orës 19:00.

Tre të përfshirët në rast, sipas policisë, janë burra.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili është motivi i mosmarrëveshjes, i cili dërgoi deri te vrasja një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skenderaj