Policia jep detaje për vrasjen e policit në Zllatar

Një zyrtar policor ka mbetur i vdekur të premten në mbrëmje në fshatin Zllatar të komunës së Prishtinës.

Dyshohet se i njëjti është qëlluar me armë zjarri ndërkohë që për rastin është arrestuar edhe një person.

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh ka konfirmuar se me rastin po merren edhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Një zyrtar policor, mashkull  kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, përfundon njoftimi.

KALLXO.com raportoi mbrëmë se dyshohet se vrasjen e policit ka ndodhur nga një koleg i tij, zyrtar policor.

IPK në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u vra polici nga kolegu i tij

www.kallxo.com